Ndërlidhjet

Beograd: 14 simpatizues akuzohen për vrasjen e francezit


Një prokuror beogradas sot zyrtarisht i ka akuzuar 14 simpatizues të klubit të futbollit Partizan, lidhur me vrasjen e futbolldashësit francez, Brice Taton, 28 vjeçar, në Beograd, vitin e kaluar. Ai pat vdekur në spital më 29 shtator, pasi ishte sulmuar nga simpatizuesit e Partizanit.

12 nga të akuzuarit aktualisht janë të arrestuar, ndërsa dy persona ende nuk janë zënë.

Nëse shpallen fajtorë të akuzuarit mund të ballafaqohen me burgim prej 30 e deri në 40 vjet.
XS
SM
MD
LG