Ndërlidhjet

Kosovë: KQZ-ja edhe sot pa vendim për Gjilanin


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve as në mbledhjen e sotme nuk ka marrë ndonjë vendim për komunën e Gjilanit. Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, tha se komisioni ende është në fazën e konsultimeve.

- Ne jemi në bisedime brenda KQZ-së për Gjilanin dhe për secilin vendim do të informoheni me kohë, tha Lushta.

Pavarësisht zvarritjeve në lidhje me Gjilanin, KQZ-ja është duke i zhvilluar përgatitjet për përsëritjen e votimeve për kryetar komune në Prizren e Lipjan që do të mbahen më 31 janar. Fushata zgjedhore për kandidatët e këtyre dy komunave do të nis më 25 janar. E pyetur nëse KQZ-ja duhet të përshpejtojë në lidhje me vendimin për Gjilanin, i cili eventualisht mund t’ju bashkangjitej këtyre dy komunave, Lushta theksoi:

- Në ligj nuk parashihet ndonjë afat i caktuar. Normal që është në interesin e të gjithëve, edhe ne kemi dëshirë që kjo çështje sa më parë të përfundoj. Ju e dini që këtu është e involvuar edhe gjykata. Andaj, të presim.
XS
SM
MD
LG