Ndërlidhjet

Rusi: Ambasadori në Ukrainë, pas 5 muajsh të ngrirjes


Rusia sot e ka finalizuar emërimin e ambasadorit të saj në Ukrainë, duke e përfunduar ngrirjen diplomatike pesëmujore me Kijevin.

Kjo u bë gjatë takimit të presidentit Dmitri Medvedev me ambasadorin Mihael Zurabov.

- Mendoj se ju duhet t’i filloni punët si ambasador i Rusisë në Ukrainë dhe të përpiqeni ta forconi karakterin miqësor të marrëdhënieve tona, tha presidenti Dmirtri Medvedev.

Ky zhvillim u bë pas disfatës së presidentit pro perëndimor të Ukrainës, Viktor Jushçenko, në zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën të dielën.

Për rundin e dytë janë kualifikuar lideri opozitar, Viktor Janukoviq dhe kryeministrja Julia Timosheko, që konsiderohen më të afërt me Moskën.
XS
SM
MD
LG