Ndërlidhjet

Nigeri: Së paku 192 të vrarë në përleshjet fetare


Zyrtarët thonë se së paku 192 vetë janë vrarë në përleshjet ndërmjet myslimanëve dhe të krishterëve në qytetin Jos, në Nigerinë qendrore.

Dhuna në lagjet e këtij qyteti ka shpërthyer këtë javë, lidhur me rikonstruktimin e shtëpive të shkatërruara gjatë përleshjeve religjioze të vitit të kaluar.

Ndihma federale ka arritur, ndërsa është zbatuar orë policore 24 orëshe, në përpjekje për vënien nën kontroll të konfliktit.

Qyteti Jos gjendet ndërmjet pjesës veriore myslimane dhe shumicës së krishterë në jug të Nigerisë.
XS
SM
MD
LG