Ndërlidhjet

Gjakovë: 25 mijë euro për të përmbyturit në Shqipëri



Biznesmenët gjakovarë kanë grumbulluar ndihma humanitare në vlerë 25 mijë euro për popullatën e prekur nga përmbytjet në zonat veriore të Shqipërisë.

Ndihmat janë mbledhur gjatë ditës së hënë dhe të martë, ndërsa bëhet e ditur se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme.

Kryetari i komunës së Gjakovës, Pal Lekaj, u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të komunës dhe organizatave tjera që të ndihmojnë me çka kanë mundësi.
XS
SM
MD
LG