Ndërlidhjet

Pakistan: Së paku tre të vrarë nga aeroplani pa ekuipazh


Agjencitë perëndimore të lajmeve raportojnë se së paku tre vetë janë vrarë nga dy sulme të dyshuara të aeroplanave pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët e paemëruar pakistanezë kanë thënë se sulmet ndodhën afër Vaziristanit Verior, që është territor përgjatë kufirit afgano-pakistanez, e për të cilën besohet se shërben si bazë për al-Kaidën.

Ky ishte sulmi i 11-të në rajon këtë muaj.
XS
SM
MD
LG