Ndërlidhjet

Haiti: Trupat amerikane qetësojnë gjendjen



Kanë njohur rënie shqetësimet lidhur me dhunën dhe plaçkitjet në Haitin e shkatërruar nga tërmeti, pas mbërritjes së trupave amerikane.
Forcat ushtarake të SHBA-ve po ndihmojnë në shpërndarjen e ndihmave humanitare.

Kombet e Bashkuara raportojnë se gjendja e përgjithshme e sigurisë në Porto Prins është “e qëndrueshme”, derisa dhuna dhe grabitjet janë të lokalizuara në disa zona të vogla.

Forcat amerikane gjatë 24 orëve të fundit kanë mbërritur në pallatin e shkatërruar presidencial të Haitit si dhe vunë nën kontroll spitalin kryesor të vendit. Kombet e Bashkuara kanë rënë dakord të shtojnë përkohësisht 3500 ushtarë dhe policë në kuadër të forcës paqeruajtëse.

Zyrtarët haitianë flasin për 75 mijë kufoma të varrosura nën rrënojat e ndërtesave, kurse numri i të viktimave mund t’i kalojë 100 mijë.
XS
SM
MD
LG