Ndërlidhjet

Greqi: Fermerët vazhdojnë bllokimin e vendkalimeve kufitare


Fermerët grekë edhe për të dytën ditë me radhë i kanë bllokuar vendkalimet kufitare me Bullgarinë, duke protestuar për zvogëlimin e ndihmave nga qeveria dhe duke kërkuar ngritje të çmimeve të prodhimeve të tyre.

Bullgaria ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndërmarrë aksion të menjëhershëm për ndaljen e bllokimit të vendkalimit kufitar.

Gjatë ditës së djeshme fermerët me makineritë e tyre i kishin bllokuar vendkalimet kufitare edhe me Shqipërinë, Turqinë dhe Maqedoninë.

Për sot, policia kufitare greke ka njoftuar për bllokimin e lëvizjes në vendkalimin Kapshticë të Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG