Ndërlidhjet

Bullgari: U pranua dorëheqja e ministres së jashtme


Qeveria e Bullgarisë e ka pranuar dorëheqjen e ministres së jashtme, Rumjana Jeleva, pak kohë pasi ajo u tërhoq nga nominimi për postin e komisionares për ndihmë humanitare të Bashkimit Evropian.

Tërheqja nga nominimi u bë pas pyetjeve tejet të ashpra gjatë javës së kaluar nga anëtarët e Parlamentit Evropian, lidhur me interesat e saj financiare dhe për dyshime në aftësinë e saj.

Fillimisht kryeministri bullgar, Bojko Borisov, nuk e kishte pranuar dorëheqjen e zonjës Jeleva, por sot ai e ndryshoi mendimin dhe e ka nominuar një kandidat të ri për ministër të jashtëm.
XS
SM
MD
LG