Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Gazetari vdiq, pasi ishte rrahur nga policia


Gazetari rus, Konstantin Popov, ka vdekur pas rrahjes së dyshuar nga policia në burg, në qytetin Tomsk. Gazetari 47 vjeçar ishte në gjendje pa vetëdije prej se ai ishte rrahur në burg më 4 janar.

Polici 26 vjeçar, Aleksej Mitajev, ishte arrestuar lidhur me këtë rast dhe akuzuar për keqtrajtim të pozitës dhe për “shkaktim të qëllimshëm të dëmtimeve ndaj personit, që ishte në gjendje të vështirë”.

Nëse shpallet fajtor, polici mund të dënohet me 10 vjet burgim.
XS
SM
MD
LG