Ndërlidhjet

Irak: Sulm vetëvrasës kundër bazës ushtarake


Policia e Irakut njoftoi se një bazë ushtarake është sulmuar sot nga një shpërthim vetëvrasës me bombë në qytetin verior, Mosul. Nga sulmi janë plagosur së paku 25 vetë.

Ndër të plagosurit ka trupa, policë dhe civilë.

Nga ekslodimi janë dëmtuar postoblloku i ushtrisë dhe ndërtesat e afërta.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Irakut thonë se ata presin rritjen e sulmeve para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 7 mars.
XS
SM
MD
LG