Ndërlidhjet

Rusi: Racistët vranë 26 vetë në Moskë në vitin 2009


Shefi i policisë së Moskës, Vlladimir Kolokolçev, ka thënë se racistët kanë vrarë 26 njerëz në kryeqytetin e Rusisë, në vitin 2009.

Sipas agjencisë Interfaks, ai ka njoftuar se 62 sulme që “për cak kishin josllavët janë regjistruar vitin e kaluar, përfshirë 26 vrasje dhe 25 plagosje”.

Ai nuk ka dhënë krahasime me vitin 2008.

Kjo deklaratë u bë një ditë pas marshit anti racist në Moskë, në të cilin u kërkuan masa goditëse ndaj neonacionalistëve.
XS
SM
MD
LG