Ndërlidhjet

Maqedoni: Shkollat shqipe e bojkotuan vendimin e ministrisë


Në të gjitha shkollat fillore shqipe në Maqedoni sot është bojkotuar vendimi i Ministrisë së arsimit, që mësimi i gjuhës maqedonase të filloj në klasën e parë në këtë gjysmëvjetor.

“Në shkollat fillore nuk zbatohet vendimi për mësimin e gjuhës maqedonase që nga klasa e parë, për arsye se nuk janë respektuar procedurat e ligjit për arsim fillor”, tha Shefqet Zekolli, nga Departamenti i arsimit në komunën Çair të Shkupit.

Këtë vendim e kanë marrë të gjithë kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, meqë arsimi fillor është nën kompetencat e pushtetit lokal.

Por, minsitri i arsimit Nikolla Todorov, ka thënë se mësimi i maqedonishtes nuk bojkotohet në atë masë siç ishte paralajmëruar.
XS
SM
MD
LG