Ndërlidhjet

Erdogan: Procesi i pajtimit me Armeninë në rrezik


Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se referenca gjyqësore në Armeni, lidhur me vrasjet masive të armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si “gjenocid”, mund t’i dëmtoj përpjekjet për mbylljen e armiqësive njëshekullore. Ai theksoi se nëse “nuk përmirësohet”, ky vendim gjyqësor mund ta dëmtoj procesin e pajtimit.

Komentet e zotit Erdogan kanë të bëjnë me referencën e Gjykatës Kushtetuese të Armenisë, se vrasja e afro 1.5 milionë armenëve nga turqit otomanë, në vitin 1915, ishte “gjenocid”.

Turqia, poashtu, kërkon që trupat armene të tërhiqen nga Nagorno-Karabahu, që është një rajon i Azerbajxhanit, i okupuar nga Armenia.
XS
SM
MD
LG