Ndërlidhjet

logo-print

Poloni: Raketat amerikane - afër kufirit me Rusinë


Raketat Partiot të Shteteve të Bashkuara do të instalohen afër bregut Baltik e jo në lagjet e Varshavës, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Polonisë, Janush Sejmej. Raketat do të vendosen në qytetin Morag, 100 kilometra larg nga kufiri me Rusinë.

Zëdhënësi Sejmej tha se ky qytet është zgjedhur për shkaqe praktike e jo për arsye “strategjike”.

Rusia kishte kritikuar planet e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sistemit anti raketor në Poloni dhe Çeki.
XS
SM
MD
LG