Ndërlidhjet

logo-print

HRW: Forcat qeveritare akuzohen për 30 vrasje


Organizata Human Rights Watch, në raportin më të ri, e ka kritikuar Qeverinë e Iranit për “goditjen më të përhapur” për një dekadë dhe i ka akuzuar forcat qeveritare për së paku 30 vrasje, burgosjen e mijëra njerëzve dhe përdorimin e torturës ndaj të burgosurve.

Sipas raportit, 4 mijë vetë janë burgosur prej zgjedhjeve kontestuese presidenciale, që u mbajtën në qershor të vitit të kaluar, e që kishin shkaktuar një valë të protestave masive.

Kjo organizatë ka dokumentuar edhe arrestimin e kritikëve kryesorë qeveritarë dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG