Ndërlidhjet

Beograd: Tadiq akuzoi Mesiqin për luftënxitje


Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka akuzuar presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq, për luftënxitje, dy ditë pasi zoti Mesiq tha se do të intervenonte ushtarakisht nëse serbët në Bosnje bëjnë lëvizje drejt ndarjes.

Zoti Tadiq tha se deklarata e Mesiqit paraqet kërcënim për sigurinë dhe nxitje për luftë, duke shtuar se për këtë çështje do ta njoftojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Komentet e presidentit Stipe Mesiq u bënë lidhur me kërcënimet aktuale të liderit serb të Bosnjës, Millan Dodik, për mbajtjen e referendumit për ndarjen e Republikës Serbe nga Bosnjë e Hercegovina.
XS
SM
MD
LG