Ndërlidhjet

Dodik thotë se do të mbajë referendum



Kryeministri i Republikës Serbe të Bosnjes, Millorad Doidik tha se ai do të mbajë referendum për ta rritur autonominë e rajonit, përkundër protestave që mund ta minojnë paqen e brishtë në Ballkan.

Millorad Dodik tha se referendumi nuk është akt i secesionit, por synon t’i japë Republiksë Serbe pavarësi më të madhe dhe fuqi të vetos.

Presidenti në largim i Kroacisë Stipe Mesiq tha të hënën se po të ishte në detyrë kur të mbahej referendumi, ai do ta dërgonte armatën e vendit të tij në kufirin kroato-boshnjak.

Në reagimin ndaj kësaj deklarate, presidenti i Serbisë Boris Tadiq e akuzoi Mesiqin për “luftënxitje”.

Dodik tha se data për referendumin do të caktohet nga fundi i janarit.
XS
SM
MD
LG