Ndërlidhjet

Prishtinë: BE propozon thjeshtësim të procesit zgjedhor



Ekspertët e Bashkimit Evropian kanë rekomanduar thjeshtësimin e procesit zgjedhor në Kosovë, për ta shtuar transparencën dhe besimin në zgjedhjet.

Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian tha se rekomandimet sugjerojnë të heqen dispozitat tipike për mjedise të sapodala nga konflikti, siç është votimi me kusht.

Ekspertët evropianë kanë konstatuar se duhet të miratohet urgjentisht legjislacioni që rregullon regjistrimin, funksionimin, financimin e partive dhe fushatës së tyre.

Komisioni Evropian nxit institucionet e Kosovës dhe shoqërinë civile të hapë debat publik për mësimet e nxjerra nga zgjedhjet komunale të vitit 2009.

XS
SM
MD
LG