Ndërlidhjet

Klinton: Të gjithë duhet të kenë qasje në internet



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, bëri thirrje për një rrjetë të vetme interneti, që të gjithë të kenë qasje te dituria.

Klinton i bëri këto komente në një fjalim mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e lirive në internet.

Ajo e kritikoi Kinën, Uzbekistanin dhe Tunizinë për cenzurimin e internetit.

Komentet e saj u bënë në kohën e marrëdhënieve të acaruara mes Kinës dhe gjigantit të internetit Google, që ngriti pretendime për cenzurë.

Google tha se në dhjetor rrjeti pësoi një sulm kibernetik me origjinë nga Kina.
XS
SM
MD
LG