Ndërlidhjet

Xhek Strou mbron vendimin për invazionin në Irak



Në dëgjimin publik që u zhvillua në Londër, sekretari i Drejtësisë Xhek Strou e mbrojti vendimin e tij për dërgimin e trupave në Irak në vitin 2003.

Strou, i cili asokohe ishte ministër i jashtëm në qeverinë e kryeministrit Toni Bler në periudhën 2001-2006, lëshoi një deklaratë ku shpreh keqardhje për “humbjet e rënda të jetëve” të shkaktuara nga konflikti.

Por, ai i mbetet besnik vendimit të tij për të sulmuar, duke e quajtur “gjykimin më të mirë” të mundshëm në rrethanat e atëhershme.

Javën e ardhshme edhe Toni Bler do të paraqitet në dëgjimin publik rreth luftës në Irak, i cili udhëhiqet nga kryeministri Gordon Braun.
XS
SM
MD
LG