Ndërlidhjet

Tejkalohet afati për mbylljen e Guantanamos



Presidenti Barak Obama po i afrohet afatit që e përcaktoi për mbylljen e burgut në Guantanamo.

Të mërkurën, grupi punues për Guatanamon i bëri rekomandimet përfundimtare për 198 të burgosurit e mbetur që presin transferim, gjykim apo burg të mëtejmë.

Prokurori i përgjithshëm Erik Holder i ka rishqyrtuar pjesën më të madhe të rekomandimeve dhe ka vendosur që të burgosurit më të rrezikshëm, i vetëshpalluri orkestrues i sulmeve të 11 shtatorit, 2001, Kalid Sheik Muhamed, dhe kagtër të tjerë, të gjykohen në Nju Jork.

Ndërkohë, Obama nënshkroi një urdhër ekzekutiv për mbylljen e burgut ushtarak brenda një viti.

Afati i përcaktuar përfundon të premten, dhe Obama nuk do të arrijë ta realizojë.

Ai nuk ka ofruar afat të ri.
XS
SM
MD
LG