Ndërlidhjet

Lutja e hebreit alarmon udhëtarët për bombë në aeroplan



Një aeroplan amerikan e ka ndërruar drejtimin drejt Filadelfisë, pasi lutjet e një hebreji kanë shkaktuar frikë nga bomba në aeroplan.

Udhëtarët u alarmuan kur një i moshuar e përdori filakterin, që është një kuti e vogël e zezë e hebrejve ortodoksë, të cilën e vënë mbi kokë, si pjesë e ritualit të tyre.

Njeriu nuk është arrestuar, ndërsa aeroplani, i cili duhej të fluturojë në aeroportin La Guardia në Nju Jork, ka ateruar pa problem.
XS
SM
MD
LG