Ndërlidhjet

Sakashvili lëvdon filmin për luftën e vitit 2008



Presidenti i Gjeorgjisë, Mihail Sakashvili, e ka lëvduar filmin, të cilin Holivudi e bëri rreth luftës Rusi-Gjeorgji të vitit 2008.

Gjatë vizitës dyditore në Estoni, Sakashvili mbajti një ligjëratë, ku insistoi se filmi i Holivudit “nuk është vetëm propagandë gjeorgjiane”.

Për regjisorin Reni Harlin, filmi me titull “Gjeorgjia” nuk është vetëm një histori tjetër, tha Sakashvili në komentet e para publike për projektin.

Filmi bën fjalë për një gazetar amerikan, që e luan Val Kilmer, dhe një kameraman, të cilët udhëtojnë në Gjeorgji, ku i zë përshkallëzimi i raporteve të acaruara midis Rusisë dhe Gjeorgjisë në gusht, 2008.
XS
SM
MD
LG