Ndërlidhjet

SHBA do të mbeten të pranishme në Afganistan, Pakistan



Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë praninë civile në Afganistan dhe Pakistan edhe pasi trupat luftarake amerikane të jenë larguar nga rajoni.

Një raport i ri i Departamentit të Shtetit tha se Uashingtoni nuk do të braktisë Afganistanin, ashtu siç e bëri në vitin 1989, pas tërheqjes së sovjetikëve, nga frika se ai mund të shndërrohet në një shtet të dështuar dhe strehë për Al Kaidën.

Raporti thotë se SHBA-të planifikojnë rritje të konsiderueshme të numrit të ekspertëve civilë për të ndihmuar rindërtimin e sektorit bujqësor në Afganistan, ta forcojnë qeverisjen e tij dhe t’i ndihmojnë përpjekjet për re-integrimin e luftëtarëve talibanë që duan të heqin dorë nga Al Kaida.
XS
SM
MD
LG