Ndërlidhjet

Dy algjerianë nga Guantanamo dërgohen në shtëpi



Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara tha se dy algjerianët që mbaheshin në burgun Guantanamo, janë kthyer në shtëpi.

Me transferimin e Hasan Zemirit dhe Adil Hadi al Xhaziri Bin Hamilit, në Guantanamo kanë mbetur 196 të burgosur.

Presidenti Barak Obama është zotuar se do ta mbyllë burgun.

Hapi vjen në kohën kur Obama është kritikuar nga ligjvënësit republikanë se po i dërgon të burgosurit nga Guantanamo në shtëpi, në kohën kur ka shqetësime se ish të burgosurit mund t’u rikthehen fushëbetejave.
XS
SM
MD
LG