Ndërlidhjet

Pekin: Akuzat e SHBA për internetin mund t'i dëmtojnë lidhjet



Kina tha se kritikat e Shteteve të Bashkuara për pretendimet rreth kufizimeve në internet mund t’i dëmtojnë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Mbrëmë, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, i bëri thirrje Kinës që t’i hetojë akuzat për sulm kibernetik ndaj kompanisë Google, e cila u kërcënua se do të tërhiqet nga vendi dhe e sfidoi Pekinin që t’i bëjë publike gjetjet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Ma Zhaoksu, tha se akuzat e tilla janë të “pabaza” dhe të “dëmshme” për marrëdhëniet dypalëshe.

Ai tha po ashtu se secila palë duhet t’i trajtojë çështjet e ndjeshme “duke mbrojtur zhvillimin e shëndoshë dhe stabil të raporteve Kinë-SHBA”.
XS
SM
MD
LG