Ndërlidhjet

Lavrov "nuk i kupton" raketat polake



Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov tha se ai nuk i kupton planet e Polonisë për të stacionuar një bateri të raketave amerikane Patriot afër kufirit me enklavën ruse të Kaliningradit.

“Duhet të ketë arsye përse bateritë do të vendosen aty ku do vendosen. Nuk i kam informatat e plota, por nëse raportet janë të vërteta, atëherë duhet të pyetemi përse ata duhet të bëjnë diçka që krijon përshtypje se Polonia po fortifikohet kundër Rusisë. Këtë nuk e kuptoj. Presim të na jepet shpjegim dhe pastaj do ta analizojmë situatën”, tha Lavrov.

Shtetet e Bashkuara do t’i vendosin raketat në Poloni pasi më herët hoqën dorë nga plani për vendosjen e interceptorëve, si pjesë e sistemit të mburojës anti-raketore.

Polonia ka thënë se raketat do të vendosen më pak se 100 km nga kufiri me Rusinë.
XS
SM
MD
LG