Ndërlidhjet

Në Haiti kanë vdekur 61 punonjës të OKB



Numri i punonjësve të Kombeve të Bashkuara që e hmubën jetën nga tërmeti në Haiti ka shkuar në 61, që paraqet numrin më të madh të njerëzve që organizata botërore i ka humbur në një katastrofë.

Nga tërmeti i 12 janarit e humbën jetën 25 civilë, 24 ushtarë dhe 12 policë të OKB-së, e transmeton Reuters zëdhënësin e OKB, Farhan Hak.

Në tërmetin me fuqi 7 shkallë Rihter, i cili e shkatërroi kryeqytetin e këtij vendi të varfër të Karaibeve, e kanë humbur jetën ndërmjet 100 mijë dhe 200 mijë njerëz, ndërsa 1.5 milionë mbetën pa kulm mbi kokë.
XS
SM
MD
LG