Ndërlidhjet

logo-print

Bogdanoviq: Strategjia për veriun, e papranueshme



Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka deklaruar sot në Mitrovicë se për bashkësinë serbe është absolutisht e papranueshme strategjia për integrimin e veriut dhe vendosja e institucioneve të Prishtinës në atë pjesë.

Pas një takimi të zhvilluar me kryetarët e komunave të banuara me shumicë serbe, Bogdanoviq ka thënë se Serbia do të luftojë me të gjitha mjetet demokratike dhe legjitime kundër shuarjes së institucioneve serbe në veri të Kosovës.

“Asnjë levizje e jona nuk do të shkojë kah destabilizimi i situatës jo vetëm në veri të Kosovës, por në gjithë territorin. Do të bëjmë çdo gjë për të mundësuar që institucionet serbe të sforcohen edhe më shumë në këto hapësira”, ka thënë Bogdanoviq, duke shtuar se janë këto institucione meritore për faktin që, siç ka thënë, serbët e veriut nuk janë zhvendosur prej andej.
XS
SM
MD
LG