Ndërlidhjet

logo-print

Braun dëshmon rreth Irakut para zgjedhjeve



Kryeministri britanik, Gordon Braun, do të dalë para komisionit të posaçëm hetimor përpara zgjedhjeve të përgjithshme. Lajmi u bë i ditur nga Xhon Shilkot, i cili drejton komisionin që po heton përfshirjen e Britanisë në ndërhyrjen ushtarake në Irak.

Braun, i cili gjatë kohës së ndërhyrjes në Irak ishte ministër i financave, tha se “nuk ka asgjë për të fshehur” rreth përfshirjes së tij në vendimet e qeverisë në prag të luftës në Irak në pranverën e vitit 2003.
XS
SM
MD
LG