Ndërlidhjet

Lavrov: Ndëshkimi i Iranit, nuk është produktiv



Rusia ka shprehur keqardhjen rreth refuzimit që Irani i ka bërë propozimit të OKB-së rreth pasurimit të uraniumit dhe prodhimit të karburantit bërthamor në një vend të tretë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se të ndëshkohet Irani apo të merret pozicioni i të ofenduarit, nuk është një sjellje domosdoshmërisht produktive. Lavrov theksoi se Kombet e Bashkuara mund të diskutojnë vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit, por pa folur rreth qëndrimit të mundshëm të Rusisë në një rast të tillë.
XS
SM
MD
LG