Ndërlidhjet

Mbahet takimi Miçëll-Abas



I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll u takua me udhëheqësin palestinez, Mahmud Abas në Bregun Perëndimor.

Ndërmjetësuesi palestinez, Saeb Erakat, tha se bisedimet mes dy palëve i trajtuan problemet me thellësi, derisa Miçëll i përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të Obamas për të zgjidhur konfliktin që zgjat prej shumë dekadash.

“Pala amerikane dëshiron të rifillohen bisedimet edhe pa ngrirjen e plotë të kolonive hebreje”, tha Erakat. Ai shtoi se pala palestineze kërkon “rifillimin e bisedimeve mbi bazën e përcaktimit të kufijve të shtetit palestinez në të gjitha territoret palestineze të pushtuara në vitin 1967, përfshirë dhe Jerusalemin lindor si dhe bllokimin e ndërtimeve në të gjitha kolonitë hebreje”.

Miçëll ndodhet në rajon në kuadër të një përpjekje të re për t’i ringjallur bisedimet e ngecura paqësore izraelito-palestineze. Dje në Jerusalem, Miçëll u takua me kryeministrin Benxhamin Netanjahu.
XS
SM
MD
LG