Ndërlidhjet

OBSH: Shkon në mbi 14 mijë numri i vdekjeve nga H1N1



Numri i vdekjeve nga virusi H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrave, në shkallë globale ka shkuar në 14142. Kjo shifër tregon se 588 raste vdekjesh janë shënuar vetëm gjatë javës që po lëmë pas. Lajmi bëhet i ditur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Përhapjen më të madhe të virusit po e shohin vendet e Afrikës veriore, Azisë jugore dhe disa rajone në Evropën Lindore.

Numri më i madh të viktimave është shënuar në SHBA, me së paku 7094 raste.
XS
SM
MD
LG