Ndërlidhjet

Hagë: Fillon procesi kundër Zdravko Tolimir



Javën që vjen fillon në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë procesi kundër Zdravko Tolimir, ish gjenerali i serbëve të Bosnjës. Gjykimi është shtyrë disa herë për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit.

Tolimir, 61 vjeçar, akuzohet për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në periudhën korrik-nëntor 1995 e në veçanti për masakrat në Srebrenicë dhe në Zhepë.

Tolimir u arrestua në Bosnjë në vitin 2007. Nga të akuzuarit për luftën në Bosnjë mbetet ende në arrati i kërkuari kryesor, Ratko Mlladiç.
XS
SM
MD
LG