Ndërlidhjet

Bajden viziton Irakun



Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, ka arritur për një vizitë në Bagdad.

Qëllimi i udhëtimit është zgjidhja e krizës politike në vend, ku disa qindra kandidatë nuk janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të marsit.
Moslejimi për të kandiduar ka të bëjë me lidhjet që kanë pasur kandidatët me regjimin e Sadam Huseinit.

Mësohet se të përjashtuar nga zgjedhjet ka nga të gjitha grupimet politike dhe numri i kandidatëve shiitë e sunitë të ndaluar është thuajse i njëjtë.
XS
SM
MD
LG