Ndërlidhjet

Basha: Nis verifikimi i dëmeve nga përmbytjet



“Komisionet e dëmshpërblimeve do të nisin punën nga nesër, për të vlerësuar dëmet shtëpi më shtëpi”, tha Lulzim Basha, ministër i brendshëm i Shqipërisë. Deklarata u bë pas takimit ndërministror për përmbytjet, të mbajtur në Shkodër.

Basha kërkoi nga banorët të mos përdorin ujin e çezmës deri në dezinfektimin e plotë të zonës.

Sipërfaqja e tokave që gjenden nën ujë si pasojë e përmbytjeve po zvogëlohet dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Qarqet e Shkodrës dhe Lezhës u përballën gjatë javëve të fundit me përmbytjet më të rënda për dekada të tëra.
XS
SM
MD
LG