Ndërlidhjet

Paneli për klimën pranon gabimin për Himalajet



Informacioni se akujt e Himalajeve do të mund të shkrihen deri në vitin 2035 është “një gabim për të ardhur keq”, tha Raxhendra Paçauri.

Paçauri, drejtuesi i panelit të Kombeve të Bashkuara për klimën, tha se gabimi është rrjedhojë e mosndjekjes së procedurave gjatë analizës së situatës. Ky element përfshihej dhe në arsyetimin e dhënjes së çmimit Nobel për Paqe për panelin në vitin 2007.

Paçauri theksoi se në raportin për ngrohjen globale mundësia për gabime të tjera ishte minimale për të mos thënë e pamundur.
XS
SM
MD
LG