Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-Rusi, bisedime produktive mbi çarmatimin



Shtëpia e Bardhë tha se negociatorët amerikanë dhe rusë kanë zhvilluar bisedime produktive për të arritur një marrëveshje të re mbi çarmatimin bërthamor. Moska dhe Uashingtoni po përpiqen të hartojnë paktin që do të zëvendësojë marrëveshjen e arritur në vitin 1991 dhe që përfundoi në dhjetorin e kaluar, të njohur me shkurtesën START.

Shtëpia e Bardhë tha se Xhejms Xhons, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Obama dhe shefi i shtabit të ushtrisë amerikane, admirali Majk Mullen zhvilluan bisedime dy ditore me dyer të mbyllura me kolegët e tyre rusë në Moskë.
XS
SM
MD
LG