Ndërlidhjet

logo-print

Haiti: Mbyllen operacionet e kërkimit



Qeveria e Haitit ka deklaruar se faza e operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit ka përfunduar. Lajmi bëhet i ditur nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare.

Të njëjtat burime duke iu referuar qeverisë haitine theksojnë se 132 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e tërmetit.

Operacionet e ndihmave tani do të fokushen tek të pastrehët. Kombet e Bashkuara kanë kërkuar që bota të ndërtojë një Haiti më të sigurt për të ardhmen.
XS
SM
MD
LG