Ndërlidhjet

Obama: Vendimi i Gjykatës, goditje për demokracinë



Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka quajtur vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë si “goditje ndaj demokracisë”. Gjykata ka lejuar heqjen e kufizimit mbi fondet që biznesi mund të kontribuojë në fushatat politike zgjedhore.

Gjatë fjalimit javor në radio dhe në internet Obama theksoi se vendimi “i hap dyert fondeve të pakufizuara për interesa të posaçme në demokracinë tonë”.

Obama e cilësoi vendimin e gjykatës si kthim pas në premtimet që ai vetë ka bërë gjatë fushatës për të ulur ndikimin e lobeve të fuqishme dhe grupeve të tjera të interesit në Uashington.

XS
SM
MD
LG