Ndërlidhjet

Bajden: Zgjedhjet në Irak të jenë të ndershme dhe të besueshme



Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, deklaroi në Bagdad se zgjedhjet e marsit duhet të jenë të ndershme, të besueshme dhe transparente.

Bajden arriti në Irak të premten në mbrëmje, në përpjekje për të arritur kompromis mbi bllokimin e shumë kandidatëve sunitë dhe shiitë në zgjedhjet e përgjithshme të marsit.

Një numër i konsiderueshëm kandidatësh nuk po lejohen të garojnë në zgjedhjet parlamentare për shkak të lidhjeve të tyre me regjimin e Sadam Huseinit.
XS
SM
MD
LG