Kreu i Panelit ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike nuk do të japë dorëqheqjen.
Dorëheqja e Raxhendra Paçaurit u shtrua pas informacionit se raporti i këtij paneli mbi akujt e Himalajës ishte i gabuar. Raporti i vitit 2007, për të cilin paneli u nderua me çmimin Nobel për Paqe, vlerësonte se akujt e Himalajeve do të shkrihen deri në vitin 2035. Paçauri ka njoftuar mediat se ky vlerësim është i gabuar, por ka shtuar se ky është gabimi i vetëm i raportit.
Mendohet se për shkrirjen e akujve të Himalajeve është gabuar me qindra vjetë.