Ndërlidhjet

logo-print

Analisti politik Xhelal Neziri dhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, thonë se është për t’u vlerësuar tentimi i veprimit të vendeve evropiane për të ndihmuar për zgjidhjen e çështjes së emrit. Por, sipas analistit Neziri, oferta e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e çështjes së emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, shihet si e pasuksesshme.


Analistët konsiderojnë se ofertat nga Serbia dhe Sllovenia, që të jenë ndërmjetëse në bisedimet për çështjen e emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, nuk mund të jenë suksesshme.

Analisti Xhelal Neziri thotë se duhet të bëhet një dallim midis iniciativës së presidentit serb, Boris Tadiq, dhe politikanëve evropianë, sepse me anë të saj Serbia dëshironte të jepte sinjal se nuk është më vend që prodhon kriza në rajon, por që zgjidh kriza.

“Ky tentim, natyrisht se nuk do të jetë sukses, pasi Serbia në disa raste ka mbajtur anën e Greqisë në këtë kontest. Nga ana tjetër, iniciativat që pritet të merren nga ana e diplomatëve të lartë të Bashkimit Evropian, janë iniciativa qëllimmira që Maqedonia njëherë e përgjithmonë ta zgjidhë çështjen e emrit”.

“Megjithatë, nuk jam optimist se edhe këto iniciativa do të kenë sukses, pasi dështoi iniciativa e mëparshme diplomatike e ministrit të Jashtëm suedez, Karl Bild, për të zgjidhur çështjen e emrit”.

“Prandaj, edhe iniciativat që do të pasojnë në të ardhmen, nuk do të kenë sukses”
, thotë Neziri.

Ndërkaq, Neziri shton se për të dalë nga kjo situatë, nevojitet ndryshimi i konstelacioneve të forcave politike dhe formimi i një Qeverie të koalicionit të gjerë, e cila do të ketë një qasje racionale rreth zgjidhjes së kontestit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, Petar Çulev, deklaron se shteti e vlerëson interesin e politikanëve evropianë për ndihmë në zgjidhjen e problemit me Greqinë.

“Konsiderojmë se këto ndihma për ndërmjetësim do të jenë me interes, nëse kanë për qëllim që të bëhet presion ndaj të dyja palëve në kontest, duke dhënë cilësi plotësuese në bisedimet që zhvillohen me ndërmjetësimin e Nimicit dhe jo vetëm të shndërrohen në përcjellës teknikë të qëndrimeve dhe pozicioneve”.

“Vetëm në atë rast do të kishim ndihmë në zgjidhjen e çështjes së emrit”
, thekson Çulev.

Më herët, edhe kryeministri Gruevski kishte deklaruar se çdo ndihmë për zgjidhjen e kontestit të emrit është e mirëseardhur.
XS
SM
MD
LG