Ndërlidhjet

Policia ndalon 23 persona për kalim ilegal të kufirit



Policia e Kosovës ka ndaluar një grup me qytetarë të cilët kanë kaluar në mënyrë ilegale kufirin Serbi – Kosovë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani konfirmoi për radion “Evropa e Lirë”, se prej 23 personave të cilët janë ndaluar nga policia kosovare 17 prej tyre kanë qenë qytetarë të Serbisë dhe 6 prej tyre qytetarë të Kosovës.

“Me 17 personat e nacionalitet serb është duke u zhvilluar intervista dhe së shpejti lënda, nën dyshimin e kalimit ilegal të kufirit pritet që të adresohet në gjykatën kompetente, për të vazhduar procedurën”, tha Kelani.

Kelani tha se qytetarët e ndaluar kanë deklaruar se kanë ardhur në Kosovë, pikërisht në Podujevë se duan të kryejnë ritualet fetare në varrezat e fshatit Sekiraqë – Podujevë.
XS
SM
MD
LG