Ndërlidhjet

Pakistan: 28 të vrarë gjatë ditës



Një valë e re dhunë përfshiu Pakistanin, ku për pasojë humbën jetën 28 persona. Forcat pakistaneze të sigurisë kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme përleshjet me talibanët.

Dy oficerë dhe 22 militantë mbetën të vrarë gjatë sulmit të militantëve ndaj forcave të sigurisë në rajonin e Vaziristanit.

Katër persona të tjerë u vranë nga një sulm vetvrasës në të njëjtin rajon. Dy nga viktimat ishin fëmijë.
XS
SM
MD
LG