Ndërlidhjet

Ankara: Arrestohen 120 pjesëtarë të rrjetit terrorist Al Kaida


Policia turke mbrëmë ka arrestuar 120 pjesëtarë të rrjetit terrorist Al Kaida në një operacion të madh anti-terrorist.
Agjencia e lajmeve Anadollija ka bërë të ditur se pjesëtarët e Al Kaidës janë arrestuar në sulmet e koordinuara në 16 provinca.
Kjo ishte vala e dytë e arrestimeve të pjestarëve të Al Kaidës në Turqi, sepse nga fillimi i javës atje u arrestuan edhe 33 pjesëtarë të këtij rrjeti terrorist.
Në mesin e të arrestuarve është edhe lideri i Al Kaidës në Turqi.
Sipas disa njoftimeve, të arrestuarit ishin të ndërlikuar në komplotin për vrasjen e ushtarëve në Afganistan dhe të policëve në Turqi.
XS
SM
MD
LG