Ndërlidhjet

logo-print

Haiti: 200 mijë viktima, 3 milionë pa kulm mbi kokë


11 ditë pas tërmetit të fuqishëm, shpëtimtarët kanë nxjerrë një 24 – vjeçar nga rrënojat e një hoteli. I shpëtuari tha se kishte mbijetuar në sajë të Coca – Colës. Disa ekipe shpëtimtare ende po gjurmojnë për të gjallët, ndonëse Kombet e Bashkuara dje kanë bërë të ditur se qeveria e Haitit ka ndërprerë aksionet e shpëtimit.

Autoritetet e Haitit kanë kumtuar se tërmeti i 12 janarit ka shkaktuar 200 mijë viktima, ndërsa 3 milionë njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

XS
SM
MD
LG