Ndërlidhjet

Yjet sigurojnë 57 milionë dollarë për Haitin



Organizatorët e maratonës televizive “Teleton” kanë bërë të ditur se kanë tubuar 57 milionë dollarë për ndihmë viktimave të tërmetit shkatërrues në Haiti.
Programin 120 minutësh të organizuar mbrëmjen e të premtes në të shtunën, e kanë transmetuar shumë televizione amerikane dhe të tjera, ndërsa ka pasur mundësi të ndiqet edhe onlajn.
Yjet siç janë Xhorgj Kluni (George Clooney), Bred Piti (Brad Pitt), Bijonse (Beyonce) Madona dhe Brus Springstin (Bruce Springsteen) kanë vënë popullaritetin e tyre në shërbim të ftesave drejtuar donatorëve që të ndihmojnë Haitin.
XS
SM
MD
LG