Ndërlidhjet

Romë: Nënshkruhet Memorandumi për luftën kundër krimit të organizuar


Prokurorët shtetëror të gjashtë vendeve të Ballkanit perëndimor do të nënshkruajnë nesër në Romë memorandumin e plotësuar për mirëkuptim dhe bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar.
Nga Këshilli i Evropës është sinjalizuar se Memorandumin do ta nënshkruajnë kryeprokurorët e Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi, Kroacisë, Maqedonisë dhe Serbisë.
Pas nënshkrimit të këtij dokumenti në Romë, pritet që prokuroritë shtetërore të bashkëpunojnë ngushtë në ndjekjen penale të pjesëmarrësve të krimit të organizuar dhe të gjitha formave të kriminalitetit.
XS
SM
MD
LG